Humbja e dytë e Vllaznisë në basketboll / Skuadra kuqeblu mundet në transfertë nga Partizani 77-55

vllazni basket femra

vllazni basket femra

Pas dy fitoreve radhazi, atë në transfertë me Teutën dhe Barletin në shtëpi, Vllaznia e basketbollit femra është ndalur në dy ndeshjet e radhës. Fillimisht u mund në shtëpi pas një ndeshje dramatike, ku kampionia në fuqi Flamurtari arriti të fitojë në momentet e fundit të takimit, ndërkohë që humbja e dytë radhazi ka ardhur këtë fundjavë në transfertë përballë Partizanit. Sfida në fjalë e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit është fituar nga Partizani me rezultatin 77 me 55, në një ndeshje që filloi më mirë për skuadrën vendase, ku skuadra e kuqe fitoi periodën e parë me shifrat 27 me 5. Diferenca e thellë prej 22 pikësh në favor të skuadrës vendase krijoi përshtypjen se Partizani do ta mbyllte shpejt ndeshjen pa ndonjë rezistence të Vllaznisë, por ndërhyrja e trajnerit kuqeblu Bledar Gjeçaj reflekton në lojën e skuadrës së tij, e cila arrin të ekuilibrojë takimin duke bërë që perioda e dytë të mbyllet me shifrat e barabarta, 18 me 18. Gjithësesi, avantazhi i Partizanit mbetet në fuqi teksa e mbyllë pjesën e parë me rezultatin 45 me 23. Ndërkohë, që me të nisur pjesa e dytë, Partizani, rimerr komandën në fushën e lojës, dhe me disa sulme të shpejta, duke përfituar edhe nga disa gabime radhazi të Vllaznisë, kryesisht në mbrojtje dhe luftën në tabelë, fiton periodën e tretë me shifrat 22 me 7 duke e thelluar akoma më shumë diferencen me kuqeblutë. Në periodën e katërt dhe të fundit të të gjithë ndeshjes, ka një reagim për mirë të Vllaznisë, ku spikat më tepër Bernarda Reshpja që cilësohet edhe si pikëshënuesja më e mirë me 23 pikë. Kuqeblutë, arrijnë ta fitojnë këtë periodë me shifrat 10 me 25, por pa mundur të ndalin fitoren e të gjithë takimit nga ana e Partizanit me rezultatin e përgjithshëm 77 me 55. Krahas Reshpjes me 23 pikë, figurë të mirë sportive në këtë ndeshje për ekipin e Vllaznisë bënë edhe Ingrid Dashja me 12 pikë të grumbulluara, si dhe Melinda Hykaj dhe amerikanja Taylor Dunn me nga 7 pikë. Në ndeshjet e tjera të Superligës së basketbollit femra, Elbasani u mund në shtëpi nga Studenti 32-92, Flamurtari mundi thellësisht Barletin 90-31, ndërkohë që Tirana mundi Teutën 82-59. Pas javës së katërt, Superligën e basketbollit femra e kryeson Studenti dhe Flamurtari me nga 8 pikë, të ndjekur nga Partizani, Tirana dhe Studenti me nga 7 pikë, ndërkohë që Vllaznia ka mbetur në kuotën e 6 pikëve.

G. MARKU

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.