Humbja e Fiorentinës penalizon Torinon, Italia me 8 skuadra në Evropë
Firence po qan, por edhe Torino po qajnë. Skuadra “granata”, që mbylli kampionatin në vendin e 9-të, shpresonte të kualifikohej në Ligën e Konferencës së ardhshme falë Fiorentinës: në rast të një suksesi të skuadrës “vjollcë” kundër Olimpiakos në finalen e mbrëmshme.
Humbja e italianëve (1-0) në kohën shtesë ndaj skuadrës greke jo vetëm që e pengon Rocco Commisson të fitojë trofeun e parë si president, por përjashton Torinon nga kupat dhe nuk e lejon Italinë të çojë 9 skuadra në Evropë.
Në sezonin e ardhshëm Interi, Milani, Atalanta, Juventusi dhe Bolonja do të luajnë në Champions League, Roma dhe Lazio në Europa League dhe Fiorentinën në Ligën e Konferencës.