Humbja e Vllaznisë në “Emocionet e pas ndeshjes”/ Gazetari Zekja, trajnerët Doçi dhe Mani, analizojnë Vllaznia-Egnatia

Ndeshja Vllaznia-Egnatia, e mbyllur me fitoren e rrogozhinasve 0-2, si dhe java e 22-të e Abissnet Superiore në përgjithësi është komentuar në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes”, transmetuar mbrëmjen e së dielës në RTSH Shkodra nga gazetari dhe analisti i njohur sportiv Xhevdet Zekaj, si dhe dy trajnerët e futbollit, Edmond Doçi dhe Ardit Mani.
Pjesë e emisionit ishin edhe lojrat me dorë, me dy ndeshjet e basketbollit, femra dhe meshkuj, të cilat Vllaznia i humbi në shtëpi ndaj Partizanit dhe Besëlidhjes.