Humbja ndaj Trumpit, Harris i drejtohet kombit: Lufta zgjati pak, s’do dorëzohemi
Zëvendëspresidentja Kamala Harris iu drejtua sot kombit amerikan në fjalimin e saj mbi humbjen e zgjedhjeve presidenciale përballë Donald Trump.
Duke folur nga podiumi i Universitetit Howard, Harris pranoi humbjen ndërsa tha se “drita e Amerikës nuk do të shuhet kurrë”
“Zemra ime është plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, jo ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them se drita e Amerikës nuk do të shuhet kurrë”, u shpreh Harris.
Harris tha në fjalimin e saj se i kupton emocionet e mbështetësve të saj, vendi duhet të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.
“Tani e di që njerëzit po ndiejnë dhe po përjetojnë një sërë emocionesh. Por ne duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, tha Harris.
Ajo bëri të ditur se ajo i telefonoi Presidentit të zgjedhur Donald Trump ku ka pranuar humbjen dhe i ka theksuar atij se “ne do të angazhohemi në një transferim paqësor të pushtetit”.
Harris u përpoq të ngushëllonte mbështetësit e saj – veçanërisht të rinjtë – ndërsa pranoi humbjen e saj në zgjedhje ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
“Për të rinjtë që po shikojnë, është normale të ndihesh i trishtuar dhe i zhgënjyer, por ju them se do të bëhet më mirë. Shpesh do të thosha, kur luftojmë, fitojmë, por ndodh që ndonjëherë lufta zgjat pak. Kjo nuk do të thotë se nuk do të fitojmë. Gjëja e rëndësishme është, mos u dorëzoni kurrë. Asnjëherë mos ndaloni së përpjekuri për ta bërë botën një vend më të mirë”, tha më tej Harris.