Lajme

Humbja ndaj Trumpit, Harris i drejtohet kombit: Lufta zgjati pak, s’do dorëzohemi

Zëvendëspresidentja Kamala Harris iu drejtua sot kombit amerikan në fjalimin e saj mbi humbjen e zgjedhjeve presidenciale përballë Donald Trump.

Duke folur nga podiumi i Universitetit Howard, Harris pranoi humbjen ndërsa tha se “drita e Amerikës nuk do të shuhet kurrë”

Zemra ime është plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, jo ​​ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them se drita e Amerikës nuk do të shuhet kurrë”, u shpreh Harris.

Harris tha në fjalimin e saj se i kupton emocionet e mbështetësve të saj, vendi duhet të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

Tani e di që njerëzit po ndiejnë dhe po përjetojnë një sërë emocionesh. Por ne duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, tha Harris.

Ajo bëri të ditur se ajo i telefonoi Presidentit të zgjedhur Donald Trump ku ka pranuar humbjen dhe i ka theksuar atij se “ne do të angazhohemi në një transferim paqësor të pushtetit”.

Harris u përpoq të ngushëllonte mbështetësit e saj – veçanërisht të rinjtë – ndërsa pranoi humbjen e saj në zgjedhje ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Për të rinjtë që po shikojnë, është normale të ndihesh i trishtuar dhe i zhgënjyer, por ju them se do të bëhet më mirë. Shpesh do të thosha, kur luftojmë, fitojmë, por ndodh që ndonjëherë lufta zgjat pak. Kjo nuk do të thotë se nuk do të fitojmë. Gjëja e rëndësishme është, mos u  dorëzoni kurrë. Asnjëherë mos ndaloni së përpjekuri për ta bërë botën një vend më të mirë”, tha më tej Harris. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

2 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

3 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

3 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

3 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

3 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago

This website uses cookies.