Categories: BotaLajme

Humbja në zgjedhjet vendore, analistët e cilësojnë goditjen më të fortë që Erdoan ka marrë në karrierën politike

Zgjedhjet vendore të 31 marsit në Turqi janë cilësuar si goditja më e madhe që presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ka marrë gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet. Ndërsa Erdoan kanalizoi gjithë energjinë e tij duke bërë fushatë për kandidatët e partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), përgjigja e votuesve ishte e qartë: partia në pushtet jo vetëm nuk arriti të merrte nën kontroll Stambollin dhe kryeqytetin Ankara, të cilat drejtoheshin nga opozita që nga 2019-a, por gjithashtu humbi terren në qytete të mëdha të vendit, përfshi edhe krahinën konservatore të Anatolia-s, e cila konsiderohej bastion i kësaj partie.

Mposhtjen më të madhe zgjedhore në karrierën e Erdoanit e përshkroi studiuesi I shkencave politike Berk Esen, zgjedhjet ku partia opozitare republikane e popullit arriti rezultatin më të mirë që nga viti 1977. Votimet u zhvilluan në një kohë që inflacioni në vend ka arritur 67 % dhe monedha vendase, lira është zhvlerësuar ndjeshëm, duke ndikuar kështu jetët e pjesës më të madhe të qytetarëve.

“Kur populli turk voton, situata në kuzhinën apo pjatën e tyre ndryshon tendencën e votimit”, u shpreh për agjencinë franceze të lajmeve AFP profesori Ali Faik Demir i universitet Galatasaraj. 

Ndryshimet më të mëdha në votime, sipas tij, ndodhin kur turqit nuk mund të përballojnë jetesën.

“Kush fiton Stambollin, fiton Turqinë”, ishte kjo shprehja e përdorur dikur nga vetë Erdoan. Qyteti mitik që shtrihet mes Evropës dhe Azisë, është motori ekonomik I Turqisë dhe përbën 30 % të prodhimit bruto të vendit. Në të jetojnë 16 milionë banorë,  gati një e pesta e popullsisë së vendit.

Humbja e tij, por edhe e kryeqytetit Ankara për të dytën herë, sipas analistëve mund të jetë fatale për partinë e Erdoan, i cili gjatë kohës në pushtet i ka mbijetuar shumë stuhive, si protestat opozitare të vitit 2013 dhe tentativa për grusht shteti e 2016-ës.

Para zgjedhjeve të së dielës, Erdoan pati sugjeruar se ato mund të ishin të fundit ku ai përfshihej, siç ka deklaruar edhe më parë, por studiuesi Bajram Balci u shpreh për AFP se Erdoan mund të surprizojë dhe të vendosë që me stil t’i japë me të vërtetë fund, ndërkohë që mbetet besnik ndaj besimeve të tij fetare, sipas të cilave asgjë në këtë tokë nuk zgjat përgjithmonë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

1 hour ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

1 hour ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

1 hour ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

2 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

2 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

2 hours ago

This website uses cookies.