Media e pavarur ruse Mediazona, që në bashkëpunim me BBC-në, llogarit viktimat ruse të luftës, bazuar në vdekjet e regjistruara nga burime të hapura, tha në përditësimin e saj të fundit se rreth 50 mijë anëtarë të ushtrisë ruse kishin vdekur në luftë që nga fillimi i saj në shkurt 2022.
Në bazë të regjistrimeve të kompensimeve për familjet e ushtarëve të vrarë, numri i tyre është në mbi 85 mijë, sipas Mediazonas e cila thotë se ky duhet të jetë numri real.
Kjo media thotë gjithashtu se Rusia ka humbur shumë tanke, blinda dhe njësi artilerie javët e fundit, megjithëse viktimat nga këto humbje nuk përfshihen në raportin e fundit.
Sipas Mediazonës Rusia humbet rreth 1200 ushtarë në javë.
Sipas ushtrisë ukrainase, ushtria ruse ka pësuar rreth 450 mijë viktima në luftë, përfshirë vdekjet dhe plagosjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe inteligjenca britanike thonë se numri i viktimave ruse është 300 mijë.
Kievi ka pohuar se më shumë se 180 mijë ushtarakë rusë janë vrarë. Rusia rrallë njofton shifrat për viktimat. Sipas vlerësimit të fundit të Moskës, shtatë muaj pasi filloi lufta, numri i tyre ishte nën 6 mijë. Ukraina ka thënë se ka humbur 31 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës.
Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…
Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…
Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…
Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
This website uses cookies.