Humori rikthehet në “shtëpi” – Në skenën e teatrit “Migjeni” u ngjitën ikonat e humorit shkodran dhe shqiptar
Ditët e humorit janë rikthyer pas 30 vitesh në Shkodër në formën e një festivali.
Para publikut shkodran, në skenën e teatrit “Migjeni” u ngjitën disa nga ikonat e humorit të këtij qyteti si: Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Edmond Halili dhe grupi i aktorëve të rinj.
Në natën e parë të festivalit ishin pjesëmarrës me zhanrin e stand up komedi Gent Hazizi dhe Besnik Mustafaj.
Sevdai Rodogoshi nga Gjakova dhe Sejfulla Myftari nga Berati i shtuan ngjyrat kësaj mbrëmje në Shkodër së bashku me muzikën e artistëve të këtij qyteti.
Organizimi i këtij festivali synon të rikthejë një traditë të munguar në Shkodër.
Festivali Mbarëkombëtar i Humorit do të vijojë deri më datë 15 dhjetor.