Hungarezi Kristof Rasovszky merr të artë historike në maratonën e notit
![Kristof Rasovszky](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/Kristof-Rasovszky.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Lumi i Senës ishte sot arena ku notarët e distancave zhvilluan garën e 10 km në not.
Kjo garë u fitua nga hungarezi Kristof Rasovszky, i cili mori të artën e parë për shtetin e tij në këtë disiplinë me kohën 1:50:52.7. Por kjo nuk ishte hera e parë për notarin në fjalë që të merrte medalje në këtë garë pasi mori të argjendtë në “Tokio 2020”.
Sa i përket garës së sotme në vendin e dytë përfundoi notaari gjerman Oliver Klemet (1:50:54.8) ndërsa në vendin e tretë mbylli garën një tjetër hungarez, David Bethlehem (1:51:09.0).