8c23e01b7275449fb30cdfc2479d6207
Pak orë pas arritjes së marrëveshjes për fillimin e bisedimeve të anëtarësiit, Hungaria ka bllokuar 50 miliardë euro ndihmë të BE-së për Ukrainën.
Bllokimi i ndihmës u njoftua nga Kryeministri hungarez Viktor Orban menjëherë pasi liderët e BE-së vendosën të hapin bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe të japin statusin e kandidatit në Gjeorgji.
Orban u largua nga dhoma e negociatave për momentin në atë që zyrtarët e përshkruan si një mënyrë të dakorduar paraprakisht dhe konstruktive, ndërsa 26 liderët e tjerë vazhduan me votimin.
Hungaria, e cila mban lidhje të ngushta me Rusinë, ka kundërshtuar prej kohësh anëtarësimin e Ukrainës, por nuk e vuri veton ndaj kësaj lëvizjeje.
Një zëdhënës i Çarls Mishel (Charles Michel), president i Këshillit Evropian, tha se marrëveshja kishte qenë unanime.
Michel konfirmoi se të gjithë liderët e BE-së, përveç njërit, kishin rënë dakord për paketën e ndihmës dhe propozimet më të gjera të buxhetit për bllokun – megjithëse Suedia ende kishte nevojë të konsultohej me parlamentin e saj.
“Ne do t’i rikthehemi kësaj çështjeje në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të përpiqemi të arrijmë unanimitet“, tha ai.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiy) e përshëndeti vendimin e BE-së për bisedimet e anëtarësimit si një “fitore”.
Udhëheqësit e BE thanë se negociatat e ndihmës do të rifillonin në fillim të vitit të ardhshëm.
Ukraina është shumë e varur nga fondet e BE-së dhe SHBA-së, ndërsa vazhdon të luftojë forcat okupuese ruse.
Duke komentuar kundërshtimin e zotit Orban ndaj ndihmës, kryeministri holandez Mark Rute (Rutte) tha se ka ende kohë para dhe se “Ukraina nuk është pa para në javët e ardhshme”.
“Ne ramë dakord me 26 vendet. Viktor Orban, Hungari, nuk ishte ende në gjendje ta bënte këtë. Unë jam mjaft i sigurt se mund të arrijmë një marrëveshje në fillim të vitit të ardhshëm. Po mendojmë për fundin e janarit”, tha ai.
Ukraina po kërkon gjithashtu me dëshpërim miratimin e një pakete ndihme të mbrojtjes prej 61 miliardë dollarësh të SHBA – por ky vendim po vonohet gjithashtu për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha midis ligjvënësve demokratë dhe republikanë.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…
Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…
Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…
Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…
Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…
This website uses cookies.