Hungaria merr presidencën e BE-së, Budapesti mes 7 prioriteteve ka edhe zgjerimin me Ballkanin Perëndimor

Qeveria nacionaliste e Hungarisë nisi presidencën e Bashkimit Evropian me një thirrje të ngjashme me atë të ish-presidentit amerikan Donald Trump “Ta bëjmë Europën përsëri të madhe”.

Ndërkojë ligjvënësit europianë janë të shqetësuar për shkak të përplasjeve të shumta të kryeministrit Viktor Orban me Brukselin. Diplomatët hungarezë thonë se vendi do të jetë një ndërmjetës i ndershëm, ndërsa analistët thonë se veprimet e Budapestit përballë politikëbërjes së BE-së ka gjasa të kufizohen duke qenë se Brukseli është në një fazë tranzicioni pas zgjedhjeve në qershor.

Roli i presidencës është të vendosë agjendën Këshillit Europian, të kryesojë takimet e anëtarëve të BE-së në të gjitha fushat, përveç çështjeve të jashtme ose të eurozonës, të kërkojë konsensus mes shteteve anëtare dhe të ndërmjetësojë marrëveshje për legjislacionin me Parlamentin Evropian.

Hungaria ka thënë se prioritetet e saj përfshijnë nxitjen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, migrimin e paligjshëm dhe konkurrencën ekonomike. Kritikët vërejnë se nxitja për zgjerimin nuk e përfshin Ukrainën.

Gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë të vështirë për lidershipin europian, duke marrë parasysh se kryeministri hungarez Viktor Orban, ka qëndrime kontradiktore me bllokun 27 anëtarësh, pasi nuk mbështet sanksionet e tij kundër Rusisë.

Hungaria historikisht ka bllokuar ose vonuar ndihmën ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën, ndërsa ka ruajtur lidhjet e ngushta me Moskën.

Ky vend ka kritikuar edhe përpjekjet e BE-së për të reduktuar varësinë nga Kina. Përpara marrjes së presidencës nga Humgaria, blloku nxitoi të vendoste sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe nisi bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën.

Hungaria është penalizuar nga Bashkimi Europian, i cili ka ngrirë 6 miliardë euro fonde, të destinuara për të. Hungaria mori presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian nga Belgjika dhe do ta mbajë deri më 31 dhjetor për herë të dytë, që nga anëtarësimi i vendit në Union, për t’ia dorëzuar Polonisë më 1 janar 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.