Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pasi Hungaria miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO. Në një postim në X (dikur Twitter), Hasani shkruan se Shqipëria mirëpret anëtarësimin e Suedisë, teka thekson se kjo do të forcojë sigurinë e rajonit dhe Aleancës.
“Shqipëria mirëpret anëtarësimin e Suedia në NATO pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës”, shkruan Hasani.
Parlamenti i Hungarisë miratoi me shumicë dërrmuese ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n të hënën, duke hapur rrugën për pranimin e vendit nordik në aleancë pas gati dy vjet negociatash intensive. Marrja e miratimit nga parlamenti hungarez ishte pengesa e fundit për anëtarësimin e Stokholmit në NATO.
Suedia do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës pasi të dorëzojë instrumentin e saj të anëtarësimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila është depozituesi i Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…
Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…
Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…
Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…
Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore…
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
This website uses cookies.