Hungaria miraton ligjin për sovranitetin kombëtar- Kritikohet nga perëndimi
Parlamenti hungarez ka kaluar një ligj për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, që synon mbrojtjen ndaj asaj që partia Fidesz në pushtet e quan ndërhyrje të personave apo grupeve të huaja në vend. Legjislacioni u miratua ndërsa kryeministri Viktor Orban, i cili në mënyrë të vijueshme ka pasur përplase me bashkimin evropian për sa i përket respektimit të të drejtave demokratike në Hungari, ka kërcënuar të vërë veton ndaj ndihmës evropiane për Ukrainën dhe ka kundërshtuar fillimin bisedimeve të anëtarësimit evropian me Kievin.
Ligji i ri, i cili hyn në fuqi në 1 shkurt të vitit të ardhshëm, parashikon themelimin e një autoriteti që do të quhet zyra e mbrojtjes së sovrantetit do të merret me hulumtimin dhe monitorimin e rreziqeve të ndërhyrjes politike.
Ai ndëshkon financimin e huaj për partitë ose grupet politike që marrin pjesë në zgjedhje. Më herët ligjvënësve të partisë në pushtet iu kërkua nga komisionieri i këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut që të mos votonin draftin pasi ai i jep fuqi autoritetit të ri të kërkojë të dhëna të ndejshme dhe informacione private nga kushdo. Edhe u dërguari amerikan në Hungari kritikoi ligjin duke e krahasuar atë me ligjin rus për agjentët e huaj.