Categories: BotaLajme

Hungaria miraton ligjin për sovranitetin kombëtar- Kritikohet nga perëndimi

Parlamenti hungarez ka kaluar një ligj për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, që synon mbrojtjen ndaj asaj që partia Fidesz në pushtet e quan ndërhyrje të personave apo grupeve të huaja në vend.  Legjislacioni u miratua ndërsa kryeministri Viktor Orban, i cili në mënyrë të vijueshme ka pasur përplase me bashkimin evropian për sa i përket respektimit të të drejtave demokratike në Hungari, ka kërcënuar të vërë veton ndaj ndihmës evropiane për Ukrainën dhe ka kundërshtuar fillimin  bisedimeve të anëtarësimit evropian me Kievin.

Ligji i ri, i cili hyn në fuqi në 1 shkurt të vitit të ardhshëm, parashikon themelimin e një autoriteti që do të quhet zyra e mbrojtjes së sovrantetit do të merret me hulumtimin dhe monitorimin e rreziqeve të ndërhyrjes politike.

Ai ndëshkon financimin e huaj për partitë ose grupet politike që marrin pjesë në zgjedhje. Më herët ligjvënësve të partisë në pushtet iu kërkua nga komisionieri i këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut që të mos votonin draftin pasi ai i jep fuqi autoritetit të ri të kërkojë të dhëna të ndejshme dhe informacione private nga kushdo. Edhe u dërguari amerikan në Hungari kritikoi ligjin duke e krahasuar atë me ligjin rus për agjentët e huaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

3 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

3 hours ago

This website uses cookies.