Hungaria përkrah Shqipërinë, ministri hungarez në RTSH: Vendi është gati për BE

Hungaria vlerëson se Shqipëria i ka bërë detyrat në raport me integrimin europian.

I ndodhur në Tiranë në kuadër të marrjes së presidencës 6-mujore të Këshillit Europian, Janos Boka, ministri hungarez për Çështjet Europiane, ishte edhe në mjediset e Radiotelevizionit publik Shqiptar, ku dha një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH 1.

Hungaria e ka konsideruar gjithnjë zgjerimin si një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Europian, sepse ka një fuqi të madhe transformuese dhe i bën vendet si ato të BE-së, edhe të Ballkanit Perëndimor, më të forta dhe konkurruese. Ndaj është shumë e natyrshme që zgjerimi do të jetë një prej prioriteteve kryesore të Presidencës hungareze të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm. Ne besojmë se ky entuziazëm i ri për zgjerimin do të ndihet kudo në Europë dhe po ashtu në vendet e Ballkanit Perëndimor. po ashtu shpresojmë të jemi asistues gjatë gjithë Presidencës sonë për vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate, për t’i ndihmuar të bëjnë një hap përpara në proceset e tyre integruese,” deklaroi ministri Boka.

Ministri hungarez po ashtu siguroi se vendi i tij do të jetë në krah të Shqipërisë nëse të tjera vende do të nxjerrin pengesa.

Mendoj se Shqipëria po i menaxhon marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë shumë të mençur dhe Presidenca hungareze nuk mund të përfshihet shumë në to. Por natyrisht, nëse ato kthehen në pengesë politike për fushën e anëtarësimit, Presidenca do të bëjë çfarë të mundet duke përdorur mjetet e saj politike në dispozicion për të ndihmuar vendet të tejkalojnë pengesat,” tha ministri i Hungarisë.

Hungaria, prej 1 korrikut deri më 31 Dhjetor, do të marrë drejtimin e Bashkimit Europian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.