Hurts s’do jetë në Berlin, dëshmitari i fundit i Angli 1966 refuzon ftesën e Federatës së Futbollit

Sir Geoff Hurst nuk do të jetë sot në Berlin për të ndjekur finalen mes Spanjës dhe Anglisë. Federata e Futbollit i ka bërë një ftesë të vetmit lojtar, i cili jeton ende dhe që ka qenë pjesë e Anglisë në Botërorin e 1966-ës.
Sir Hurst tre vite më parë ishte në “Wembley” pasi punonte si analist pranë rrjetit “BBC”. 82-vjeçari është “i mbijetuari” i fundit i Anglisë së mrekullive, e cila humbi tetorin e kaluar Sir Bobby Charlton.
Sipas “The Sun”, Federata e kishte ftuar ish-sulmuesin edhe në gjysmëfinalen me Holandën, por ai kishte refuzuar për shkak të impenjimeve të shumta.