Hyjnë në fuqi ligjet për kanabisin mjekësor dhe studimet në mjekësi
Kanë hyrë në fuqi ligjet për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore e industriale dhe ai për Akademinë e Shkencave. Dy ligjet u kaluan në heshtje nga Presidenti Bajram Begaj i cili vendosi që as të mos i kthente ligjet dhe as të mos i dekretonte ato, ndërsa ditën e sotme janë botuar në Fletoren Zyrtare.
Ligji për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore u miratua me 69 vota pro, 23 kundër, 3 abstenim, ndërsa 39 deputetët nuk votuan.
Pro ligjit për studimet në Mjekësi votuan 73 deputetë, teksa 23 u shprehën kundër, ndërsa 40 nuk kanë votuar. Ndryshimet në Ligjin e Akademisë së Shkenca kaluan me 70 pro, 23 kundër, 2 abstenim dhe 39 deputetë nuk votuan.
Studentët e mjekësisë u ngritën në disa protesta kundër miratimit të pr.ligjit për studimet në Mjekësi.