Hyn në fuqi “Kartoni jeshil”, 50 euro në vit – I vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare, vetëm në territorin e Malit të Zi

hyn ne fuqi kartoni

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Byrosë Shqiptare të Sigurimit për reduktimin e tarifës së “Kartonit Jeshil” në vlerën 50 euro me afat 1-vjeçar, i vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare, me të drejtën e udhëtimit vetëm në territorin e Malit të Zi.

Reduktimi i tarifës së Kartonit Jeshil  ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë banorëve, veçanërisht të bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe, zona kufitare këto me Malin e Zi, qe kanë lëvizje të shpeshta drejt vendin fqinj, kryesisht për arsye biznesi apo edhe punësimi.

Ndërkohë, tarifimi i automjeteve me targa shqiptare, me të drejtën e udhëtimit vetëm në territorin e Malit të Zi për një periudhë 15-ditore, mbetet i njëjtë, në çmimin prej 15 eurosh, siç ka qenë prej vitesh. Ky siguracion mund të blihet në pikat e kalimit kufitar, si në anën shqiptare ashtu edhe në atë malazeze.

Kartoni Jeshil është një detyrim ligjor për drejtuesit e mjeteve, i cili mbulon dëmet që mund të shkaktohen në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.