Hyn në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”

agesave me sherbime bazike

agesave me sherbime bazike

Ligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike” një nismë kjo e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, është botuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar nisjen e afatit ligjor prej tre muajsh për hyrjen e tij në fuqi.

Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike do t’iu ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese.

Bankat do ta ofrojnë llogaritë e pagesave me shërbime bazike vetëm në monedhën vendase.

Bankat duhet ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë.

Kush e përfiton llogarinë e pagesave me shërbime bazike?

Këtu përfshihen përfituesit e pagesës së papunësisë;  familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët; përfituesit e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate; përfituesit e pensionit social; përfituesit e pensionit të pleqërisë; përfituesit e invaliditetit, si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale; përfituesit e pensionit familjar; përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë.

Konsumatorëve, të cilët posedojnë llogari të tjera përveç llogarisë së pagesave me shërbime bazike, u lind e drejta, me kërkesë të tyre, të pajisen me një llogari pagese me shërbime bazike. Kjo realizohet duke konvertuar një llogari ekzistuese në një llogari pagesash me shërbime bazike ose duke hapur një llogari të re e duke mbyllur atë ekzistuese.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.