Fondi kullosor në Shqipëri përfaqëson një pjesë të rëndësishme të tokave bujqësore, të cilat përdoren për blegtorinë, sidomos për kullotjen e bagëtive. Këto toka përbëjnë një pjesë të rëndësishme të tokave të destinuara për aktivitet bujqësor dhe blegtoral në vend. Fondi kullosor publik dominon me rreth 320,000-340,000 hektarë, ndërsa fondi privat zë rreth 60,000-80,000 hektarë.
Po tashmë sipas ndryshimeve të bëra në ligjin për “Fondin kullosor”, ndryshime të cilat kanë hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, do të lejohet ndërtimi i centraleve diellore dhe atyre të erës.
Ndryshimet në këtë ligj u miratuan në Kuvend pas kërkesës së deputetes së Partisë Socialiste, Edona Bilali e cila deklaron se “tashmë ashtu sikurse shumë vende të BE edhe Shqipëria renditet mes vendeve që optimizon burimet e veta duke lejuar aktivitetet e energjisë së rinovueshme në toka kullotë”.
Sipas këtyre ndryshimeve, sipërfaqe tokash të fondit kullosor mund të jepen në përdorim për të zhvilluar në to veprimtari shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike dhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Në ligjin e publikuar në Fletoren Zyrtare saktësohet se për lejimin e ushtrimit të veprimtarive që lidhen me prodhimin e energjisë së rinovueshme në fondin kullosor shtetëror do jenë njësitë e qeverisjes vendore që do të ndjekin procedurat ligjore përkatëse për dhënien e së drejtës së përdorimit.
Gjatë propozimit të kësaj nisme, deputetja Bilali ëhstë shprehur se se menaxhimi i fondit kullosor në vendin tonë, i cili përbëhet prej 506 288 ha, prej të cilave 60% janë në pronësi shtetërore, ndeshet me disa sfida ndër të cilat më kryesorja është fragmentizimi i parcelave.
“Një nga avantazhet potenciale të tokave rurale dhe malore është përdorimi i tyre për energji të rinovueshme nëpërmjet paneleve fotovoltaike. Duke qenë se Shqipëria ka të disponueshme një hapësirë të konsiderueshme fondi kullosor dhe ka si objektiv rritjen e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme, përdorimi i kullotave si për prodhimin bujqësor e blegtoral ashtu edhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme do të ishte një skenar ‘fito-fito’ për ekonominë e vendit tonë. Përdorimi i paneleve fotovoltaike, është pjesë e përpjekjeve për të promovuar energjinë e gjelbër dhe për të shfrytëzuar hapësirat natyrore të papërdorura për qëllime energjetike”, ka nënvizuar Bilali.
Sipas saj, me këto ndryshime ligjore mundësohet përdorimi i dyfishtë i sipërfaqeve të fondit kullosor, si për kullota edhe si burim për prodhimin e energjisë alternative, të gjelbër.
Panelet diellore janë instaluar në një lartësi prej 5 metrash nga sipërfaqja e tokës, me qëllim që të mundësohet përdorimi i saj lirisht për ushqimin e bagëtive. Praktika të suksesshme të kësaj mënyre shfrytëzimi të sipërfaqes kullosore vijnë nga Gjermania, Austria, Franca, Holanda dhe Italia, ku ky sistem aplikohet prej vitesh.
Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…
Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…
Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…
Sofo dhe Dhurata, bashkëshortët të cilët administrojnë një agroturizëm në Tragjas të vjetër të Vlorës…
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
This website uses cookies.