Categories: LajmeSociale

Hyn në fuqi marrëveshja e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, bursa dhe 1 mijë euro për studentët

Hyn në fuqi marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Sipas marrëveshjes, palët do të inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ato do të sigurojnë shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit mbi organizimin e institucioneve arsimore dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në Kosovë.

Nga ana tjetër, palët do të inkurajojnë dhe mbështesin vendosjen e lidhjeve të drejtpërdrejta midis strukturave përkatëse në nivelin e ministrive, të universiteteve si dhe të institucioneve të tjera të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Bazuar në këtë marrëveshje: “Palët do të inkurajojnë dhe mbështesin një pjesëmarrje të gjerë të mësimdhënësve, ekspertëve dhe kërkuesve shkencorë në seminare, simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare të organizuara nga palët dhe do të bashkëpunojnë ngushtë në trajnimin e tyre.”

Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në mbështetjen aktive të institucioneve të tyre në kuadrin e programeve arsimore të Bashkimit Evropian, të Këshillit të Evropës dhe të UNESCO-s.

“Palët do të inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve akademike në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës nëpërmjet projekteve të përbashkëta shkencore dhe hulumtuese. Palët do të mbështesin pjesëmarrjen e përbashkët të institucioneve arsimore dhe kërkimit shkencor në projekte të karakterit dypalësh dhe shumëpalësh. Ato do të inkurajojnë lëvizshmërinë e studentëve në të dyja vendet. Kandidatët e interesuar aplikojnë brenda njësive përgjegjëse të secilit vend. Njësitë përgjegjëse të arsimit të lartë në secilin vend, përcaktojnë kriteret dhe modalitetet për administrimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e tyre.”, thuhet në marrëveshje.  

Si qeveria shqiptare ashtu edhe ajo kosovare zotohen të ofrojnë bursa për studentët sipas legjislacionit në fuqi të secilit vend. Shuma totale e bursës për studentët e të dyja vendeve do të jetë 1000 euro për vit akademik për secilin përfitues.

“Mënyra e shpërndarjes së bursave do të jetë në pajtim me legjislacionin e vendit përkatës. Numri maksimal i bursave që do të ofrohen nga secila Palë është 30 bursa në vit. Palët ngrenë grupe ad-hoc për të shqyrtuar kriteret dhe procedurat për alokimin e bursave. Ato do të shkëmbejnë ekspertë në fushën e akreditimit të arsimit të lartë për shkëmbim përvoje dhe pjesëmarrje në procesin e akreditimit, si dhe do të punojnë së bashku për lehtësimin e procedurave për njohjen reciproke të certifikatave, diplomave, titujve dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet arsimore të të dyja palëve.”, thuhet në marrëveshje.

Për realizimin e kësaj marrëveshjeje, palët do të ngrenë grupet e punës për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, të cilët do të takohen në mënyrë të alternuar në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës.

Grupet e punës do të jenë të përbërë nga 3–5 anëtarë dhe do të realizojnë vizita në vendin e palës tjetër për shkëmbim përvoje, për një periudhë të që është rënë dakord në përputhje me veprimtarinë dhe parashikimet buxhetore përkatëse.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

14 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

14 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

14 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

15 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

15 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

15 hours ago

This website uses cookies.