Hyn në fuqi taksa e karbonit. BE, tarifë për importuesit e çimentos dhe metaleve
Bashkimi Evropian nisi të dielën fazën e parë të mekanizmit për të vendosur tarifa mbi dyoksidin e karbonit (CO2) që lëshojnë produktet e importuara, si çeliku, çimentoja, hekuri, energjia elektrike, plehrat kimike, hidrogjeni dhe mallra të tjera.
Deri në vitin 2026, operatorët duhet vetëm të raportojnë sasinë e gazrave që lëshohen në atmosferë nga prodhimi i këtyre produkteve, përndryshe do të përballen me gjoba nga 10 deri 50 euro për ton nëse i shmangen detyrimit.
Nga viti 2026 do të aplikohen tarifat, që janë pjesë e politikave mjedisore të BE-së. Importuesit do duhet të pajisen me certifikata për emetimet e CO2 dhe duhet të blejnë leje të posaçme në tregun e karbonit të BE-së kur ata bëhen ndotës të ambientit.
Ndërsa shtete si kanë janë deklaruar kundër masave të njëanshme, siç është taksa e BE-së, Komisioni Evropian thotë se tarifa kufitare është menduar dhe është në linjë me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe qëllimi mbetet prodhimi industrial në mënyrë “ekologjike”.
Kompanitë në Bashkimin Evropian kanë thënë për Rojterin se nuk presin ndikim të madh nga tarifa e re kufitare gjatë fazës fillestare të provës.