Hyrje-daljet në Muriqan/Fundjava drejt Ulqinit. Qytetarët kërkojnë procedura të përshpejtuara

muriqan

muriqan

Me mjete private apo me linja autobusësh, këtë të premte në Muriqan kishte fluks të shtuar në dalje të kësaj pike kufitare. Pjesa më e madhe bëjnë me dije se i janë drejtuar Ulqinit për të kaluar fundjavën. Ndërkohë kërkojnë rikthim të marrëveshjeve e cila ishte gjatë sezonit veror, marrëveshje kjo e arritur mes Kryeministrit Rama dhe Abazoviç, për kalimin me procedura të përshpejtuara, gjë e cila do të eleminonte rradhët sidomos gjatë festave të fundvitit. Sipas të dhënave nga policia kufitare gjatë 48 orëve të fundit kanë lënë vendin tonë rreth 7100 shtetas ndërsa kanë hyrë 6 mijë të tjerë. Fluksi më i madh është regjistruar këtë të premte në dalje te pikës kufitare të Muriqanit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.