Hysa: Emocionuese marrja e gjerdanit/ Trajneri Gjoni dhe boksieri Hysa në konferencë shtypi
Boksieri shkodran Nelson Hysa ishte pjesë e një turneu ndërkombëtar të boksit profesionist zhvilluar pak ditë më parë në Leverkusen të Gjermanisë. Sipas radhës, kjo ishte ndeshja e 11-të e tija në boksin profesionist, të cilën e kurorëzoi me sukses duke mundur argjentinasin, Maximiliano Alejandro Sosa. Pas kthimit në Shkodër, trajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni dhe vetë kampioni Hysa flasin për turneun në fjalë.Në vimin, trajneri Gjoni dhe boksieri Hysa, folën edhe për Kampionatin Kombëtar të boksit amator që zhvillohet këtë fundjavë në Tiranë, aty ku Vllaznia synon titullin e 25-të kampion ekipor.Në kampin kuqeblu ka një optimizëm të madh për të sjellë në Shkodër trofeun e titullit të 25-të kampion.