Hysaj drejt Arabisë, sauditët të vetmit që mund të kënaqin si Lacion dhe lojtarin

Hysaj drejt Arabisë

Sipas shtypit italian ditët e Hysajt në Romë janë të numëruara. Paga e tij vjetore dhe politikat e reja financiare të Lacios nuk i kanë dhënë rrugë tjetër shqiptarit veçse të kërkojë një tjetër destinacion ku mund të luajë futboll rregullisht, por njëkohësisht pa humbur një pjesë të mirë të pagës aktuale që përfiton te Lacio.

Hysaj është nën kontratë me klubin në fjalë edhe për dy vite ndërsa paga e vjetore është rreth 2.8-3 milionë euro. Kjo bie ndesh me politikat reja financiare të Lacios, e cila për shembull i jep gjsmën e kësaj shifre njërit prej lojtarëve (Bolaje Dia) që aktivizohet në vend të shkodranit.

Sipas medieve italiane menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi po eksploron mundësi të reja në merkato për klientin e tij. Thuhet se Xhufredi ka kontaktuar me disa klube saudite, për të cilat nuk do të ishte problem që paguajnë shifrën e kërkuar nga Lacio për kartonin e Hysajt si dhe pagën e kërkuar prej vetë lojtarit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.