I akuzuar për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-kreun e Bashkisë së Fushë Arrëzit

tuci

tuci

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim në GJKKO ish-kreun e Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci dhe dy persona të tjerë, Ndoc Marku dhe Durim Margjekaj.

Nëpërmjet një njoftimi, SPAK bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se Tuci, në bashkëpunim me Ndoc Markun, me veprime dhe mosveprime të tyre, kanë çuar në dëmtimin e rëndë, vlerësuar në 234.007.500 lekë, të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.

Ndërsa Durim Margjekaj, administrator të firmës “Legjendari” sh.p.k., sipas hetimeve, rezulton se me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.

Tuci dhe Marku akuzon për “shpërdorim detyre, ndërsa Margjekaj akuzohet për “ndërtimi të paligjshëm”.

Tuci u vu në pranga më 17 korrik, ndërsa dy ditë më parë ai u transferua në spitalin e burgut për shkak se shfaqi probleme shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku Tuci, ka drejtuar pushtetin vendor në Fushë- Arrëz për dy mandate, si i zgjedhur Partisë Socialiste, nga viti 2015 deri para pak muajsh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.