I akuzuar për trafik droge në Itali -Kapet 54-vjecari në Shkodër! Do të ekstradohet drejt shtetit fqinj

Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.Arrestimi i shtetasit Agim Shtyllza, banues në fshatin Hot i Ri, u bë i mundur falë kontrollit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tiranës. Ai u lokalizua dhe u kap në fshatin Stom Golem. Sipas Interpol Romës, Prokuroria Publike në Torino kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 54-vjeçarin në janar të vitit 2024, në lidhje me aktivitetin e tij të dyshuar në trafikimin e narkotikëve.Aktualisht, Interpol Tirana po punon në bashkëpunim me Interpol Romën për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë.