I biri 15 vjeç qëlloi për vdekje 4 nxënës në shkollën e tij, i ati dënohet për vrasje
Babai i një të mituri i cili hapi zjarr në shkollën e Miçiganit, duke vrarë katër nxënës, është dënuar për vrasje. Sipas gjykatës, James Crumbley, 47 vjeç, kishte injoruar nevojat e shëndetit mendor të djalit të tij 15-vjeçar, duke i blerë atij pistoletën që përdori në sulmin e nëntorit 2021. Jennifer Crumbley, gruaja e tij është dënuar për të njëjtat akuza.
Çështja kundër Crumbleys shënon herën e parë që prindërit akuzohen për vrasje nga pakujdesia për rolin e fëmijës së tyre në një sulm me armë në SHBA.
Djali i tyre, Ethan, vrau nxënësit Tate Myre, 16 vjeç; Hana St Juliana, 14; Madisyn Baldëin, 17 vjeç dhe Justin Shilling, 17 vjeç. Shtatë persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat. Ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.
Sipas prokurorisë, mëngjesin e të shtënave, dy prindërit ndërprenë një takim në shkollë, pasi ishin thirrur për një vizatim shqetësues që djali i tyre kishte bërë, për të shkuar në punë dhe nuk kishin pranuar ta çonin të birin në shtëpi.
Zyrtarët e shkollës e kthyen atë në klasë pa e kontrolluar çantën e shpinës, e cila përmbante një armë. Kur Crumbley dëgjoi për të shtënat, ai nxitoi në shtëpi nga puna e tij, duke kërkuar armën.
Crumbley nuk dëshmoi, ndryshe nga gruaja e tij, e cila mori qëndrim gjatë gjyqit të saj dhe u përpoq të fajësonte burrin e saj.
Jennifer Crumbley dhe bashkëshorti i saj blenë pistoletën 9 mm Sig Sauer që djali i tyre përdorte, vetëm disa ditë para të shtënave./ BBC