“I buzëqeshim verës”, Bashkia Shkodër organizon kampin veror për 150 fëmijë

“I buzëqeshim verës”, kështu u emërtua kampi veror i organizuar nga shërbimet sociale të Bashkisë Shkodër për fëmijët. Rreth 150 fëmijë, për dy javë, u bënë pjesë e tij, duke u argëtuar me lojëra të shumta, por mbi të gjitha duke krijuar shoqëri të reja dhe kujtime të veçanta që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Fëmijë dhe prindër shprehen të kënaqur për këtë kamp, ndërsa dëshirojnë që ai të jetë i përvitshëm.

Kampi veror i Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me organizatat partnere të saj, mund të konsiderohet një risi, teksa të ngjashëm, prej vitesh tashmë, organizojnë shoqata dhe institucione jo publike. Fëmijët janë një nga prioritetet e shpallura nga Bashkia Shkodër dhe organizimi i këtij kampi veror, shkon pikërisht në këtë drejtim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.