I dashuruar me klasikët… – Vildani ka një pasion të veçantë për letërsinë dhe krijimtarinë

Vildani është një nga të rinjtë shkodranë që studion dhe punon njëkohësisht.
Pasioni për letërsinë, dhe krijimtarinë i ka “diktuar” atij një pjesë të kohës së lirë.
Ai ka të nisur të shkruajë poezitë dhe esetë e para që herët.
Muzën e frymëzimit Vildani e gjen kudo në Shkodrën e tij.
Vildani ka zgjedhur të studiojë për Administrim-Biznes, por si një pasionant i letërsisë, një pjesë të mirë të kohës ia dedikon klasikëve të saj.
Vildani ka marrë pjesë në disa veprimtari dhe konkurse letrare, ku edhe është vlerësuar me çmime herë pas here.