I dehur në timon , arrestohet 39- vjeçari, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan nje 39- vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
- Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nje 17-vjeçar, banues në Malësi të Madhe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.
- Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 38 – vjeçar banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.
- Nisi gjithashtu procedimi në gjendje të lirë edhe për dy persona banues në fshatin Mjedë, pas kallzimit të bërë nga një 45 vjeçar, se këta 2 shtetas, duke e mashtruar, kanë falsifikuar aktin e shitjes së automjetit të tij.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 73-vjeçar, se ky shtetas e ka kanosur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.