Categories: LajmeKronikë

I dehur në timon , arrestohet 39- vjeçari, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan nje 39- vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.    

  • Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nje 17-vjeçar, banues në Malësi të Madhe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.
  • Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 38 – vjeçar banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.
  • Nisi gjithashtu procedimi në gjendje të lirë edhe për dy persona banues në fshatin Mjedë, pas kallzimit të bërë nga një 45 vjeçar, se këta 2 shtetas, duke e mashtruar, kanë falsifikuar aktin e shitjes së automjetit të tij.
  • Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 73-vjeçar, se ky shtetas e ka kanosur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.