I dënuar për vrasje, GJKKO konfiskon pasuritë e Gëzim Cafit

GJKKO ka konfiskuar pasuritë e Gëzim Cafit, pasi rrjedhin nga krimi. Pas hetimeve të kryera nga SPAK, GJKKO ka vendosur konfiskimin e pasurive të llojit truall me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin Violeta Cafit; dhe një objekt tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacion Bar -Restorant – Hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin, Violeta Cafi.

Me vendimin e dhënë në 2005 nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, Cafi është deklaruar fajtor për “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe  “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Gëzim Cafi, i deklaruar fajtor, me vendimin nr. 44, datë 26.09.2005, të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenent 78, 22, 25 dhe 278/2, të Kodit Penal, dhe personave të lidhur”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.