Categories: BotaLajmeSport

I dënuar për vrasjen e së dashurës, atleti Oskar Pistorius lirohet me kusht pas 9 vitesh

Pas 9 vitesh i burgosur për vrasjen e ish-të dashurës së tij, atleti paraolimpik, Oskar Pistorius (o. Oscar), u lirua të premten me kusht nga burgu i Pretorisë në Afrikën e Jugut.

37-vjeçari po vuan dënimin prej 13 vite e 5 muaj për akuzën se në vitin 2013 qëlloi për vdekje me armë 29-vjeçaren Riva Stinkamp (o. Reeva Steenkamp) në Ditën e Shën Valentinit.

Vendimi për lirimin e tij me kusht u dha në nëntor, pasi ligji i shtetit afrikan i lejon të dënuarit ta përfitojnë nëse kanë kryer të paktën gjysmën e dënimit. Pistorius do të duhet të jetojë në kushte strikte deri kur t’i përfundojë dënimi në dhjetor 2029. Ai nuk mund të largohet nga shtëpia, të mos konsumojë alkool dhe të takojë rregullisht zyrtarët e ngarkuar për ta mbikëqyrur.

E ëma e të ndjerës Stinkamp tha se lirimi i tij kishte konfirmuar besimin e saj dhe të bashkëshortit në sistemin e drejtësisë të Afrikës Jugore.

Kushtet që ka vendosur bordi, ku përfshihen kurset për të kontrolluar zemërimin dhe programet e edukimit mbi dhunën me baza gjinore dërgojnë sinjalin e duhur se dhuna me baza gjinore duhet marrë seriozisht. A ka pasur drejtësi për Rivën dhe a ka vuajtur sa duhet Oskari? Nuk ka për të pasur kurrë drejtësi nëse një i dashuri yt nuk kthehet më, sado të vuajë dikush nuk ka për ta kthyer Rivën,” tha Xhun, mamaja e modeles së ndjerë.

Gjykimi i Pistoriusit kapi vëmendjen e mbarë botës një dekadë më parë dhe e shndërroi atletin nga një kampion dhe hero publik i gjymtuar nga këmbët e poshtë, në një vrasës. Ai u shpall kampion duke garuar me këmbët protezë në Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012. /AJ

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

12 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

12 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

12 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

13 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

13 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

13 hours ago

This website uses cookies.