Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Shkallës së Parë në Tiranë, Agron Shukri, emri i të cilit u bë i njohur pasi i dha logon dhe vulën e PD grupit të Rithemelimit.
Shkarkimi ndodhi pas probleme që KPK konstatoi në pasurinë e tij. Në vendimin e gjyqtarit Olsi Komidi, relatores Firedes Shulio dhe anëtares Xhensila Pine, u vendos që Agron Zhukri kishte bilance negative në vlera të mëdha dhe nuk justifikonte burimin e pasurisë.
Kjo solli dhe vendimin e shkarkimit të tij, të cilin vetë gjyqtari Zhukri mund ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të KPK.
Emri i Agron Zhukrit doli në media pas vendimit të tij për t’i dhënë logon dhe vulën e Partisë Demokratike grupit të Rithemelimit, pas përçarjes që demokratë patën mes tyre. Ky vendim më pas u hodh poshtë nga gjykata e Apelit, e cila e riktheu edhe një herë çështjen për shqyrtim.
Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.