I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

I ftohti arktik në SHBA

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë reshje të dendura bore, të parat në disa dekada për shumë zona dhe njëkohësisht temperatura ekstreme të ulëta. Të paktën katër persona dyshohet se humbën jetën nga hipotermia për shkak të të ftohtit arktik.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane viktimat u regjistruan në Wisconsin, Teksas dhe Xhorxhia, ndërsa pesë persona humbën jetën në Teksas në një aksident që dyshohet se u shkaktua nga ngricat në rrugë. Reshje të dendura të borës në Florida dhe Alabama theu rekordet që datojnë që nga viti 1895, ndërsa New Orleans u mbulua nga reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1963. 

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA njoftoi se i ftohti ekstrem do të vijojë gjatë gjithë javës. Në të gjitha shtetet jugore  autostradat u mbyllën për shkak ngricave gjithashtu edhe shkollat. Reshjet masive të borës prekën edhe trafikun ajror, ndërsa këtë të mërkurë u raportuan mbi 1300 fluturime të pezulluara nga dy aeroporte në Hjuston.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.