Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë reshje të dendura bore, të parat në disa dekada për shumë zona dhe njëkohësisht temperatura ekstreme të ulëta. Të paktën katër persona dyshohet se humbën jetën nga hipotermia për shkak të të ftohtit arktik.
Sipas raportimeve nga mediat amerikane viktimat u regjistruan në Wisconsin, Teksas dhe Xhorxhia, ndërsa pesë persona humbën jetën në Teksas në një aksident që dyshohet se u shkaktua nga ngricat në rrugë. Reshje të dendura të borës në Florida dhe Alabama theu rekordet që datojnë që nga viti 1895, ndërsa New Orleans u mbulua nga reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1963.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA njoftoi se i ftohti ekstrem do të vijojë gjatë gjithë javës. Në të gjitha shtetet jugore autostradat u mbyllën për shkak ngricave gjithashtu edhe shkollat. Reshjet masive të borës prekën edhe trafikun ajror, ndërsa këtë të mërkurë u raportuan mbi 1300 fluturime të pezulluara nga dy aeroporte në Hjuston.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar qartazi se nuk do të ketë një marrëveshje të ngjashme…
Beteja kundër emigracionit të paligjshëm e rrjeteve kriminale që e stimulojnë atë, si dhe lufta…
Kryeministri Britanik, Keir Starmer, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, e…
Në lagjen e “Malësorëve”, në fshatin Trush në njësinë administrative Bërdicë, sistemi kryesor i kullimit…
Bajamet, apo në gjuhën mjekësore tonsilat, preken shpesh nga infeksione të njohura si tonsilit. Mjekja…
Një 54-vjeçar banues në Itali, është proceduar penalisht, pasi dyshohet se qëndron pas një llogarie…
This website uses cookies.