I ftohti dhe dëbora shtyn ndeshjen Tërbuni-Besëlidhja
Përballja mes Tërbunit dhe Besëlidhjes e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Dytë, nuk do të zhvillohet. Reshjet e dëborës dhe moti i keq ka bërë që dy skuadrat të mos paraqiteshin në fushën e lojës, me takimin që ishte programuar të luhej në orën 13:30.
Sipas informacioneve të fundit, rreshjet e dëborës vazhdojnë ende duke e bërë terrenin e stadiumit jopraktik. Delegatët e ndeshjes së bashku me arbitrat nuk kanë udhëtuar dhe me shumë mundësi organizatorët e ndeshjes do të diskutojnë që takimi të shtyhet në një datë tjetër.