I hidhet lëndë djegëse automjetit në Shkodër, Policia: Nuk ka të lënduar
Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur sasi lënde djegëse në drejtim të automjetit në pronësi të Bledar Freskinas. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të pjesshme materiale.
“Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorësinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftim.