Lajme

“I ka kapur frika nga SPAK-u”, Rama u përgjigjet akuzave: Komisioni i Xhafajt do shkojë deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se komisioni i Posaçëm antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj do ta çojë projektin e nisur deri në fund.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës por edhe eksponentëve të shoqërisë civile se komisioni që drejtohet nga Fatmir Xhafaj është një tentativë për të kontrolluar SPAK-un, Rama tha se këto akuza janë thjesht fantazi.

Sipas tij, ky projekt është pjesë e procesit që kërkon Brukseli për përmbushjen e standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian.

Sa shumë llafe dhe teori të ndryshme konspiracioni u bënë për projektin tonë të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. “Jo i ka zënë frika nga SPAK-u, jo duan të vendosin nën kontroll drejtësinë, jo u bënë bashkë me “nongratan”, për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe ku di unë fantazish të tjera akoma.

Në fakt, krejt e kundërta është e vërteta e atij projekti i cili nisi pavarësisht rezistencës absurde të atyre që nuk e kanë idenë as të shtetbërjes evropiane dhe as të përmbajtjes së procesit të negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që ka drejtpërdrejt për këtë projekt.

Ky projekt do të shkojë deri në fund në drejtimin e Fatmir Xhafajt pavarësisht nëse do të duan apo nuk do të duan ata që deri tani nuk duan”, u shpreh Rama.

Ai shtoi gjithashtu se ndryshimet në qeveri nuk janë bërë “thjesht ndryshime njerëzish. Sa herë ka qenë e nevojshme për të ndryshuar qasjen apo ritmin e punës në një drejtim apo një tjetër. Kemi ndërhyrë vazhdimisht në përmirësimin e sistemit të qeverisjes”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

12 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

12 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

12 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

12 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

12 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

12 hours ago

This website uses cookies.