Categories: BotaLajme

I kërkuan të tërhiqet nga gara, Biden sulmon demokratët: Sondazhet më favorizojnë

CNN, referuar burimeve të saj ka bërë të ditur se presidenti amerikan Joe Biden ka sulmuar  demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një komunikimi të zhvilluar me ta, ku një pjesë e tyre i ka kërkuar që edhe tërhiqet nga gara.

Presidenti Joe Biden ka sulmuar përfaqësuesin Jason Crow pasi demokrati i Kolorados i tha atij troç se votuesit janë të shqetësuar për energjinë dhe forcën, veçanërisht siç perceptohet në skenën botërore.

Sipas dy burimeve, të dy kanë replikuar në vijimësi me njëri-tjetrin, veçanërisht kur Crowe kundërshtoi presidentin, që u krenua se udhëheqësit e NATO-s e mbështesin atë.

Crow i tha presidentit se ai duhet të kuptojë se votuesit nuk e shohin në atë mënyrë.

Një tjetër demokrate,  Chrissy Houlahan nga Pensilvania, ndau shqetësimet me Biden se ai po humbiste terren në shtetin e saj.

Biden u tërhoq, duke sugjeruar se ai nuk e besonte këtë, gjë që e shtyu Houlahan t’i thoshte presidentit se ajo kishte parë sondazhet.

Një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve që e kishte kritikuar Bidenin se “dukej sikur ai (Biden) mund të binte në gjumë në çdo moment”, ka replikuar ashpër me presidentin.

Sipas CNN, Biden e ka filluar seancën me demokratët duke përmendur një sondazh që ishte në favor të tij, por shpejt hodhi poshtë çdo sondazh tjetër që e tregonte atë  prapa Donald Trump-it. 

CNN transmeton se sipas burimeve të saj, Biden i ka cilësuar këto sondazhe si mashtrime sepse “sa herë që dikush tjetër nxirrte një sondazh, ai e hidhte poshtë”

 “Nuk ishte thjesht një mosmarrëveshje, ishte e turpshme”, tha burimi.

Gjithashtu, drejtuesit e fushatës së Bidenit kanë bërë të ditur se presidenti mbetet i përkushtuar për të qëndruar në garë pavarësisht thirrjeve për të hequr dorë.

Një zyrtar i fushatës së Biden-it ka reaguar ndaj përfaqësuesit të Kalifornisë, Adam Schiff, i cili kërkoi që presidenti të tërhiqej nga gara.

Fushata iu referua gjithashtu mbështetjes së tij nga një sërë ligjvënësish demokratë, duke përfshirë kryesuesit e Grupit të Kongresit Hispanik të Kongresit dhe Grupit me Ngjyrë të Kongresit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

15 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

15 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

15 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

15 hours ago

This website uses cookies.