Categories: LajmeSportFutboll

“I lumtur që po ‘pushtojmë’ UEFA-n”, Asani rreagon pas votimit në rrjetet sociale

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka reaguar në rrjetet sociale pak orë pasi goli i tij përballë Polonisë u votua si më i miri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në eliminatoret e Kampionatit Europian. UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa perla e Asanit përballë djemve të Santosit ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekte, pasi shtangu një nga portierët më të mirë në Europë si Shezni, i cili në fundin e pjesës së parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup. Asani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i falënderuar shqiptarët për votimin duke u treguar euforik për të ardhmen.

“Falënderoj gjithë shqiptarët kudo në botë që më kanë votuar dhe UEFA sot më ka zgjedhur si goli më i bukur. Jam i lumtur që po e ‘pushtojmë’ UEFA-n. Uroj mos të jetë hera e fundit që bëjmë diçka të tillë. Nuk do të ndalemi me kaq, faleminderit edhe njëherë, pa ju nuk do të mundeshim”, ka shkruar Asani.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…

41 minutes ago

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…

44 minutes ago

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…

48 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025

DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…

51 minutes ago

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 prill 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

54 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ylli i kinematografisë, Val Kilmer

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…

2 hours ago