Categories: BotaLajme

I mbijetoi atentatit gjatë tubimit, Trump: Të mbetemi të bashkuar, e keqja s’mund të triumfojë

Ish presidenti dhe kandidati për president i republikanëve, Dondal Trump ka reaguar sërish pasi i mbijetoi atentatit me armë zjarri gjatë një tubimi në Pensilvani.

Përmes një postimi, Trump bëri thirrje për unitet, ndërsa shtoi se lutjet e tij shkojnë për familjarët e viktimës dhe të të plagosurve.

Trump thotë se ai shpëtoi vetëm nga një mrekulli, ndërsa iu drejtohet amerikanëve që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë vlerat e tyre të vërteta për demokracinë dhe lirinë.

“Ju faleminderit të gjithëve për mendimet dhe lutjet e djeshme, pasi vetëm Zoti e parandaloi të pakëndueshmen që të ndodhte. Ne nuk FRIKËSOHEMI, por mbetemi të palëkundur në Besimin tonë dhe do e Sfidojmë të Keqen. Dashurinë tonë ta ndajmë me viktimat e tjera dhe familjet e tyre. Lutemi për shërimin e atyre që u plagosën dhe në zemrat tona kujtojmë qytetarin e vrarë brutalisht. Në këtë moment është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë Karakterin e Vërtetë si Amerikanë, duke qëndruar të Fortë e të Vendosur dhe të mos e lëmë të Keqen të Fitojë. Unë vërtet e dua Vendin tonë dhe ju dua të gjithëve, dhe mezi pres t’i flas Kombit tonë të Madh këtë javë nga Uiskonsini,” shkruan Trump.

“Nuk do të kemi frikë” thekson Trump në postimin e ri, ndërsa shpjegon se  u qëllua në vesh, duke përshkruar situatën se ndjeu një “plumb që i çau lëkurën”.

Autor i sulmit ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret. Në një konferencë shtypi, një agjent i FBI tha se ishte “e habitshme” që sulmuesi ishte në gjendje të hapte zjarr nga aq afër dhe t’i kishte shpëtuar sigurisë.

Një dëshmitar i tha BBC-së se pa një burrë me pushkë duke u zvarritur në një çati përpara se të shtënat të shpërthyen dhe se ai u përpoq të paralajmëronte policinë.

Komiteti Mbikëqyrës në Kongresin Amerikan ka thirrur drejtorin e Shërbimit Sekret, duke thënë se “amerikanët kërkojnë përgjigje” se pse siguria gjatë tubimit “çaloi”.

Nga të shtënat me armë gjatë tubimit në Pensilvani humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.