Florian Sulejmani
Kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarin me Punë të ambasadës së SHBA-së, David Uisner (o. Wisner) dhe ekspertët e zbatimit të ligjit.
Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se Uisner vlerësoi rolin në rritje të agjencisë për forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit.
Në postim, Ambasada e SHBA shkruan se llogaridhënia e vërtetë është thelbësore për ndërtimin e besimit te Policia e Shtetit.
“Në takimin e tij të parë me kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, i Ngarkuari me Punë, David Wisner, dhe ekspertët e zbatimit të ligjit të Ambasadës së SHBA në Tiranë vlerësuan rolin në rritje të agjencisë në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit brenda organeve ligjzbatuese të vendit. Llogaridhënia e vërtetë është thelbësore për ndërtimin e besimit te forca policore shqiptare dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me drejtuesit e organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të zgjeruar këtë kapacitet,” shkruhet në postim.
Sulejmani u emërua në krye të AMP-së pas dorëheqjes së Ardi Veliut.
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.