I nxehti ekstrem, Greqia mbyll Akropolin për 48 orë
Vendi turistik i Akropolit në Athinë do të jetë i mbyllur këtë të mërkurë nga pasditja deri në orën 17:00 për shkak të temperaturave ekstreme, njoftuan autoritetet greke. Vendimi është marrë për mbrojtjen si të punonjësve ashtu edhe të vizitorëve.
Duhet theksuar se Greqia po kalon këtë të mërkurë dhe të enjte valën më të keqe të të nxehtit 48 orësh dhe temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në disa pjesë të vendit. Ndërkohë, autoritetet janë në gatishmëri të shtuar edhe për shkak të zjarreve në pyje, të cilat rëndojnë Greqinë çdo verë.