Categories: LajmeSociale

I nxehti po përkeqëson shëndetin mendor, ISHP: Janë rritur vizitat. Vapa shton agresivitetin dhe vetëvrasjet

Temperaturat ekstremisht të nxehta, si këto që po kalon këto ditë vendi ynë, mund të shkaktojnë reagime psikologjike ku përjetimi i ankthit dhe acarimit janë disa prej atyre që hasen më shpesh në çdo individ

Temperaturat e nxehta kanë disa efekte negative siç është acarimi, gjendja e ankthit ose depresioni. Është parë që temperaturat e larta ndikojnë drejtpërsëdrejti në këto simptoma. Ndikon madje edhe në gjumë. Individët kanë pështjellime gjatë gjumit dhe zgjohen më të lodhur. Ndryshimi i sjelljeve që vihet re është parë një rritje e agresivitetit ose dhunës brenda familjes në këtë periudhë temperaturash të larta. Pra ka një ndikim psikologjik, qoftë edhe në sjelljen e individëve”, tha Andia Meksi, profesioniste e shëndetit mendor në ISHP.

Profesionistët e shëndetit publik tregojnë se vera është stina më problematike për ata që vuajnë nga shëndeti mendor.

Ajo që vihet re ne verë, ka një numër në rritje të personave që janë të shtruar ose kërkojnë ndihmë në shërbime të specializuara të shëndetit mendor. Tek individët me problem të shëndetit mendor ekzistues, rreziku është shumë i lartë për tentativë vrasje ose vetëvrasëse dhe temperaturat e larta kanë një ndikim përshpejtues në këtë gjë”, u shpreh ajo.

Por pse ndodh kjo?

Individët që mund të kenë një problem të shëndetit mendor ekzistues dhe janë në trajtim me mjekime të ndryshme antidepresive ose mjekime antipsikotike, këto medikamente ndikojnë në një farë mënyre në aftësinë që ka trupi ynë për të balancuar temperaturat e brendshme dhe kjo ka një ndikim negativ

Mjekët këshillojnë mbrojtjen e këtyre individëve nga i nxehti dhe mbajtjen nën vëzhgim të ndryshimeve në sjellje që ata mund të bëjnë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.