I pari lojtar me ngjyrë i Gjermanisë flet për Bekenbauerin: Falë tij luajta në Wembley!
Emri Ervin Kostede mund të mos thotë shumë për publikun e gjerë, por në Gjermani njihet nga kushdo pasi është lojtari i parë me ngjyrë, i cili debutoi me fanellën e “Die Mannschaft”.
Pasi ndërroi jetë, të shumtë personalitete të futbollit kanë treguar kujtime në lidhje me Franc Bekenbauerin. Mes tyre zë një vend edhe lidhja e veçantë që kishte “Perandori” me Kosteden.
Hapat e parë në karrierën ndërkombëtare të Kostedes kanë qenë të lidhura ngushtë me Bekenbauerin.
“Disa prej shokëve të ekipit më shikonin ndryshe për shkak të ngjyrës së lëkurës. Më shikonin sikur pyesnin, çfarë kërkon ky djalosh me ngjyrë këtu në ekipin tonë?”, tregon Kostede për Deusche Welle.
“Bekenbauer më afroi dhe më foli shumë mirë. Unë nuk isha në planet e trajnerit dhe nuk duhet të luaja në atë miqësore, e cila do të luhej në ‘Wembley’. Por Bekenbaueri më tha: ‘Ti do të luash!’”, rrëfen 77-vjeçari, i luajti miqsoren kundër Anglisë në marsin e 1975-ës.