I pranishëm në Tiranë për Samitin, Zelenski: Diskutime për rrugën e përbashkët drejt qëllimit euroatlantik

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), i cili ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën, ka reaguar me një mesazh në X (Twitter).

Zelenski vlerëson kryeministrin Edi Rama si “mikun e palëkundur të Ukrainës”, teksa thotë se në takimin dypalësh që ata pritet të kenë, do ët diskutohet lidhur me bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë. Po ashtu, Zelensky vlerëson qëndrimin e Shqipërisë lidhur me agresionin rus në Ukrianë.

Sot jam në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë”, shkruan Zelenski.

Po ashtu, Presidenti i Ukrainës thekson se në Samit do të diskutohet edhe lidhur me rrugëtimin euroatlantik të vendeve.

Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”, përfundon mesazhin e tij Zelenski.

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

6 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

7 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

7 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

7 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

7 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

7 hours ago

This website uses cookies.