I riu grek Leonidas Rodis bën xhiron e rrjetit, mes flakëve të zjarrit shpëton kafshët!

640 0 6d0519b7af236687fe0f9e6ca2936676
Pavarësisht situatës kaotike të krijuar nga zjarrret ku të shpëtosh veten është gjëja e parë që mund të mendosh këto foto do t’ju dëshmojnë të kundërtën. Për grekët, i riu Leonidas Rodis është heroi i kohëve moderne, ai që vlerësoi jetën e kafshëve njësoj si të njerëzve dhe rrezikoi gjithçka për t’i shpëtuar duke hyrë mes flakëve në Parnithë. Mediat greke i kanë bërë jehonë vullnetit të të riut për të rrezikuar gjithçka në fatkeqësinë që ka goditur vendin, edhe pse pret të bëhet baba për pak muaj.