I shpallur në kërkim, arrestohet në Muriqan / Policia e Shkodrës dokumenton një tjetër rast dhune në familje
Shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit, në hyrje gjatë verifikimeve ndaluan një shtetas 27 vjeç, banues në Fushë Krujë. Sipas policisë ky shtetas rezultoi person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë.Ndërkohë rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër njoftojnë se kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.Gjithashtu Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.